Qytetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” për protestën e 81-të kundër kryeministrit Edi Rama. Pas organizimit në shesh, pritet që ata të vijojnë marshimin në drejtim të Kryeministrisë.
Kjo protestë vjen në kuadër të një prej valëve më të gjata të tubimeve të njëpasnjëshme të zhvilluara në kryeqytet gjatë muajve të fundit.
Të lidhura
None found
Për 81 ditë me radhë, qytetarët janë grumbulluar në qendër të Tiranës dhe përpara Kryeministrisë, ku kanë përsëritur kundërshtimet ndaj qeverisë dhe kërkesat për ndryshim politik. Lëvizja është bërë e njohur gjerësisht si “Revolucioni i Flamingove”.
