Trafik i rënduar në Elbasan, intensifikohen kontrollet e Policisë Rrugore

Prej disa ditësh, Elbasani po përballet me një shtim të ndjeshëm të numrit të automjeteve, sidomos në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit.

Ngarkesa në trafik arrin nivelet më të larta gjatë fundjavës. Në autostradën Elbasan-Tiranë krijohen radhë kilometrike, veçanërisht pranë zonës së Hinkës, rrethrrotullimit të Shijonit dhe Bradasheshit.

Të lidhura

None found

Në këtë situatë ndikon edhe qarkullimi i automjeteve që kalojnë përmes Elbasanit për të udhëtuar drejt juglindjes dhe jugut të vendit.

Për të parandaluar bllokimin e rrugëve dhe për të mundësuar vijimin normal të lëvizjes, Policia Rrugore ka rritur numrin e efektivëve në terren, si dhe mbikëqyrjen e segmenteve më problematike.

Sipas policisë, kontrollet zhvillohen në mënyrë të pandërprerë në akset Tiranë-Elbasan, Elbasan-Qafë Thanë dhe Tiranë-Rrogozhinë.

Krahas trafikut të rënduar, në rrugët e Elbasanit vazhdojnë të evidentohen shkelje të rregullave të qarkullimit. Ndër rastet më të rrezikshme të konstatuara nga efektivët mbeten parakalimet e gabuara.

Edhe pas ndryshimeve të bëra në Kodin Rrugor dhe ashpërsimit të masave ndëshkuese, vijon të jetë i lartë numri i drejtuesve që vënë në rrezik veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.

Vetëm gjatë javës së fundit, masa administrative janë vendosur ndaj rreth 1800 drejtuesve të mjeteve, ndërsa 3 prej tyre kanë humbur lejen e drejtimit.

Duke qenë se fluksi i automjeteve parashikohet të mbetet i lartë, Policia Rrugore u kërkon drejtuesve të shtojnë kujdesin, të zbatojnë sinjalistikën dhe të mos kryejnë manovra të rrezikshme.

Mbikëqyrja e akseve kryesore do të vazhdojë 24 orë, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe kontrollin e situatës së qarkullimit.


Shtuar 19.08.2026 17:51

ganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibomJojobetCasibomultrabetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomromabet girişcasinofast girişjojobetjojobetjojobetcasibommarsbahisGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbethitbethitbetjojobetmatbetholiganbetcasibom