Gavi ka marrë një vendim të qartë lidhur me mundësinë e largimit nga Barcelona dhe transferimit te Manchester United gjatë kësaj vere.
Të lidhura
None found
Mesfushori 22-vjeçar mungoi për një pjesë të madhe të sezonit 2025/26, pasi në tetor iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të një dëmtimi në gju.
Pas rikthimit në mars, ai u bë pjesë e rëndësishme e skuadrës katalanase në përfundim të sezonit dhe kontribuoi në fitimin e titullit të La Ligës. Më vonë, Gavi u përfshi edhe në përfaqësuesen e Spanjës që triumfoi në Kupën e Botës.
Megjithatë, aktivizimi i tij në turne ishte i kufizuar. Ai luajti vetëm pesë minuta, si zëvendësues, në ndeshjen e fazës së grupeve ndaj Austrisë, ndërsa në finalen e fituar 1-0 kundër Argjentinës e ndoqi takimin nga stoli.
Mungesa e tij në ndeshjet përgatitore të Barcelonës ka ardhur pasi futbollistit iu dha pushim i detyrueshëm pas përfundimit të turneut. Kjo situatë ka shtuar zërat për një të ardhme larg klubit katalanas.
Interesim për Gavi kishte shfaqur më herët edhe Liverpooli, i cili besohet se po shqyrton mundësinë për të afruar një tjetër mesfushor.
Sipas Daily Mirror, pasi është informuar për interesimin e Manchester Unitedit, Gavi ka bërë të ditur se nuk dëshiron të transferohet në “Old Trafford”.
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, besohet se nuk dëshiron ta humbasë 22-vjeçarin, veçanërisht pasi lojtari vazhdon të punojë për të rikuperuar formën e tij të plotë pas disa problemeve fizike.
Gavi kishte pësuar edhe një dëmtim të ligamentit ACL në vitin 2023, ndërsa rikuperimi i tij zgjati 346 ditë.
Mesfushori spanjoll ka folur më parë me vlerësim për mbështetjen e Flickut gjatë periudhës së rikthimit, duke theksuar se është shumë mirënjohës ndaj trajnerit gjerman.
