LSDM-ja opozitare maqedonase ka akuzuar kryeministrin Hristijan Mickoski dhe partinë e tij, OBRM-PDUKM, se një ditë më parë organizuan festë në Gostivar, aty ku mbi pesë mijë qytetarë u helmuan.
Të lidhura
None found
“Çfarë po festonin? Helmimin? Faktin që për 22 ditë u përdor ujë me fekale? Apo pesë javët pa dokumentin e analizës për cilësinë e ujit? Mickoski nuk ka moral dhe as turp. Ai deklaroi se Gostivari nuk do të harrohej, ndërsa të gjithë shkuan me pushime në kulmin e helmimit dhe epidemisë. Megjithatë, ekskursioni ‘shkencor dhe arsimor’ nuk mund të shtyhej. I tillë është raporti i kësaj qeverie ndaj qytetarëve”, deklarojnë nga LSDM.
Sipas partisë opozitare, ata festuan në vendin ku njerëzit përfunduan të shtrirë në spitale dhe pozuan për fotografi atje ku, siç pretendohet, mbahen të fshehura analizat.
“Premtuan se nuk do ta harronin, por e harruan sapo u hapën aranzhimet për udhëtim. Gostivari nuk do të harrohet para zgjedhjeve — këtë po thotë Mickoski. Por Gostivari nuk harron dhe as qytetarët nuk harrojnë”, theksojnë nga LSDM.
