Aksioni kundër fajdesë në Prizren: arrestohen tre persona, një i dyshuar përplasi një 17-vjeçare gjatë arratisjes

Tre persona janë vënë në pranga në Prizren, nën dyshimin se janë të përfshirë në veprën penale të fajdesë.

Të lidhura

None found

Sipas raportimeve të mediave, të arrestuarit janë vëllezërit Fadil Selimi dhe Beqir Selimi, si dhe Arsim Dogani.

Gjatë ndërhyrjes për ndalimin e tyre, njëri nga të dyshuarit dyshohet se nuk iu bind urdhrit për të ndaluar me automjet dhe tentoi të largohej.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, bëri të ditur se gjatë ikjes automjeti ka goditur një këmbësore 17-vjeçare.

Image

“Gjatë ikjes, i njëjti ka goditur një këmbësore, femër, 17-vjeçare, e cila, sipas vlerësimit të mjekëve, ka pësuar lëndime dhe është jashtë rrezikut për jetë”, ka deklaruar Bytyqi.

Ndërsa përpjekej të largohej, i dyshuari dyshohet se ka përplasur edhe një hetues policor nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në Prishtinë.

“Po gjatë ikjes, i dyshuari ka goditur edhe një zyrtar policor, hetues nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në Prishtinë, i cili ka pësuar lëndime të lehta trupore. Pas veprimeve të ndërmarra nga zyrtarët policorë, i njëjti është ndaluar dhe arrestuar”, tha Bytyqi.


Shtuar 18.08.2026 20:59

ganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibomJojobetCasibomsetrabetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomroyalbetsahabet girişjojobetjojobetjojobetcasibommarsbahis