Zëvendëskryeministri dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, priti në një takim miqësor Christian Wiermerin, sekretarin e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të landit federal Nordrhein-Westfalen të Gjermanisë.
Biseda u përqendrua te raportet mes Republikës së Kosovës dhe Nordrhein-Westfalenit, avancimi i perspektivës evropiane të Kosovës, si dhe kontributi i diasporës kosovare në këtë land gjerman.
Të lidhura
None found
Nordrhein-Westfalia përfaqëson një prej landeve të Gjermanisë me numrin më të madh të bashkatdhetarëve nga Kosova. Gjatë takimit, diaspora kosovare u cilësua si një lidhje e rëndësishme mes Kosovës dhe Gjermanisë, që ndihmon në zhvillimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dypalësh.
Palët nënvizuan nevojën për të vijuar bashkëpunimin dhe për të thelluar lidhjet mes Kosovës dhe Nordrhein-Westfalenit, veçanërisht në funksion të perspektivës evropiane të Kosovës dhe rolit të diasporës.
