Një 47-vjeçar nga Shkupi është arrestuar dje nga policia, pasi dyshohet se ka rrëzuar një shkallë ku ndodhej një punonjës i EVN-së dhe më pas ka goditur me një send të fortë një tjetër punonjës të kompanisë, njoftoi MPB-ja.
Të lidhura
None found
Sipas Ministrisë së Brendshme, më 17.08.2026, rreth orës 10:10, efektivët e SPV Shkup arrestuan D.G. (47) nga Shkupi në zonën e Shuto Orizarës. Ndërhyrja u krye pas një denoncimi të mëparshëm, sipas të cilit ai kishte shtyrë shkallën mbi të cilën qëndronte një punonjës i EVN Maqedoni, ndërsa një punonjës tjetër të EVN-së e kishte sulmuar fizikisht dhe me një objekt të fortë. Të dy punonjësit po ushtronin detyrat e tyre zyrtare në momentin e ngjarjes.
Pasi çështja të dokumentohet plotësisht, Njësia për Krime të Dhunshme – Departamenti për Krime të Dhunshme pranë SPV Shkup do të paraqesë kallëzim penal, për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “dhunë”.
