EMRI/ Humb jetën nga zjarret në Gjirokastër 64-vjeçari, rëndë bashkëshortja

Një 64-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën si pasojë e zjarreve që kanë shpërthyer në vend.

Mësohet se viktima e zjarrit është Andera Haxhiaj, nga fshati Asim Zeneli.

Mësohet se bashkëshortja e tij ndodhet në reanimacion për shkak të djegieve që ka marrë në trup.

Gjirokastër/ Informacion paraprak.

Rreth orës 17:00, njoftohemi se në fshatin “Asim Zeneli”, në bahçen në afëri banesës së tij, shtetasi A. H., rreth 64 vjeç, ka humbur jetën, si pasojë e flakëve të përhapura nga një vatër zjarri në fshatin “Asim Zeneli”.

Gjithashtu ka mbetur e dëmtuar nga flakët dhe bashkëshortja e tij, shtetasia T. H., rreth 57 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëse.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 3.08.2021 17:15

Tags: ,