U vuri flakën 120 ullinjve të fqinjit, fieraku e pëson keq

Një person është vendosur nën hetim pasi ka ndezur një zjarr të qëllimshëm në fshatin Mbyet të Fierit.

Si pasojë e flakëve, janë djegur 120 rrënjë ulliri të fqinjit të tij me iniciale K.B.

Policia njofton se shtetasi A.A. kishte qëllim djegien e barërave të thatë por flakët kanë dalë jashtë kontrollit.

Njoftimi i policisë:

Po nga këto struktura u procedua penalisht shtetasi A. A., pasi në fshatin Mbyet, ka ndezur një zjarr për djegien e barërave të thatë dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur 120 rrënjë ullinj në pronësi të shtetasit K. B. /albeu.com/


Shtuar 3.08.2021 13:29