Delegacioni i Kosovës me 163 sportistë në “Taranto 2026”, Sadiku dhe Ademi flamurtarë në ceremoninë hapëse

Kosova do të përfaqësohet me 163 sportistë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, ndërsa nderi për të bartur flamurin në ceremoninë e hapjes u është besuar boksieres Donjeta Sadiku dhe taekwondistit Bleron Ademi.

Të lidhura

None found

Sadiku dhe Ademi e pranuan flamurin shtetëror nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë ceremonisë së prezantimit të ekipit kosovar që do të marrë pjesë në këtë aktivitet të rëndësishëm sportiv.

Edicioni i ardhshëm i Lojërave Mesdhetare do të mbahet në Taranto të Italisë nga 21 gushti deri më 3 shtator. Një pjesë e konsiderueshme e përfaqësueses së Kosovës u mblodh të dielën pasdite në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Pjesëmarrja në “Taranto 2026” ka peshë të veçantë për Kosovën, pasi Prishtina do të organizojë Lojërat Mesdhetare në vitin 2030. Për këtë arsye, Komiteti Olimpik i Kosovës ka synuar që në Taranto të dërgojë një delegacion sa më të gjerë.

Gjatë aktivitetit, kryeministri në detyrë Albin Kurti u përcolli sportistëve mbështetjen e tij dhe vlerësoi angazhimin, punën dhe sakrificat e tyre në përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Jemi këtu për t’iu thënë sportistëve tanë një gjë të thjeshtë dhe të rëndësishme – Kosova është me ju. Pas secilës medalje, fitoreje dhe çdo flamuri të Kosovës të ngritur në arenat ndërkombëtare qëndrojnë vjet pune, sakrifice, discipline dhe besimi. Këto janë vlerat që sporti i kultivon më së miri dhe të cilat i duhen shoqërisë sonë”, ka deklaruar Kurti.

Kurti rikujtoi edhe sukseset e sportistëve kosovarë në kompeticionet ndërkombëtare, duke theksuar rolin e tyre në afirmimin e shtetit.

“Sportistët tanë kanë dëshmuar se pavarësisht madhësisë së vendit mund të kemi rezultate të mëdha. Në garat më të rëndësishme ndërkombëtare, sportistët kanë bërë që emri i Kosovës të dëgjohet, flamuri të valëvitet dhe himni të intonohet me krenari”, ka shtuar ai.

Ky edicion do të shënojë një tjetër moment historik për Kosovën, pasi për herë të parë ajo do të marrë pjesë edhe në sportet ekipore: futboll, hendboll, volejboll dhe basketboll 3×3. Në dy edicionet e kaluara, përfaqësimi kosovar ishte kufizuar vetëm te disiplinat individuale.

Megjithatë, shpresat kryesore për medalje mbeten të lidhura me sportet individuale, me xhudon në veçanti.

Driton Kuka, kryemjeshtri i xhudos, është i vetëdijshëm se ekipi i tij do të jetë nën vëmendje të madhe dhe se nga xhudistët kosovarë priten rezultate të rëndësishme.

“E veçanta e Tarantos është që flamurin e organizimit në fund do ta marrim dhe do ta bartim në shtetin e Kosovës”, ka thënë Kuka.

Sportistët kosovarë në ceremoni i përfaqësoi Laura Fazliu. Fituesja e medaljes olimpike konsiderohet ndër emrat me potencial të madh për të fituar medalje në këtë edicion.

Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026” do të mbledhin më shumë se 3 mijë e 800 sportistë nga 26 vende. Me 163 pjesëmarrës, Kosova do të ketë një nga delegacionet më të mëdha të këtij edicioni.


betciobetciojojobetjojobetbetciobetcioHoliganbetjojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetMariobetJojobetMarsbahisholiganbetJojobet Girişacasibom orjinaljojobetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibom