Shpëtim emocionues në Kolumbi, 3-vjeçarja nxirret e gjallë pas mbi 100 orësh nën rrënoja

Një vajzë 3-vjeçare është gjetur e gjallë në Kolumbinë perëndimore, ndonëse kishte kaluar kufiri prej 72 orësh që konsiderohet si “dritarja” kryesore për gjetjen e të mbijetuarve pas një tërmeti.

Fëmija qëndroi për më shumë se 100 orë e bllokuar nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti me magnitudë 7.4 ballë, i cili goditi vendin më 10 gusht.

Të lidhura

None found

Operacioni i shpëtimit u zhvillua në lagjen Tequendama, ku nxjerrja e vajzës së vogël u shoqërua me duartrokitje dhe brohoritje.

Mediat kolumbiane raportuan se 3-vjeçarja u transportua menjëherë drejt spitalit.

Sipas bilancit më të fundit të publikuar nga autoritetet, tërmeti 7.4 ballë, më i fuqishmi që ka goditur Kolumbinë gjatë këtij shekulli, ka shkaktuar të paktën 294 viktima dhe ka lënë gati 4,000 persona të plagosur.


Shtuar 15.08.2026 21:46

matbetgrandpashabetjojobetjojobetjojobetholiganbetholiganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombetmoney girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetholiganbetcasibomJojobet Girişa