Maroku ndalon qindra emigrantë që synonin të hynin në enklavën spanjolle të Ceutës

Një tentativë e re e qindra emigrantëve për të kaluar në mënyrë të parregullt drejt Ceutës është penguar nga autoritetet marokene. Pjesa më e madhe e tyre ishin nga Afrika subsahariane.

Të lidhura

None found

Agjencia e lajmeve EFE raportoi se emigrantët ishin strehuar në një rajon malor pranë qytetit Fnideq, në jugperëndim të enklavës spanjolle. Lëvizjet e tyre për t’iu afruar kufirit filluan rreth orës 06 të mëngjesit.

Kontrollet në akset kryesore që të çojnë drejt Fnidequt janë shtuar nga pala marokene. Në të njëjtën kohë, Spanja ka përforcuar ndjeshëm masat e sigurisë përgjatë kufirit të Ceutës, ku aktualisht situata përshkruhet si e qetë.

Edhe në Melilla, enklava tjetër e Spanjës në veri të Afrikës, është rritur prania e sigurisë, mes frikës se presioni migrator mund të zhvendoset në atë zonë. Autoritetet kanë konstatuar se një numër i madh migrantësh po lëviz drejt Beni Enzarit.

Tentativa e bërë publike nga autoritetet marokene nuk është konfirmuar ende zyrtarisht nga qeveria apo mediat në Spanjë. Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë, policia dhe specialistët mjeko-ligjorë në Ceuta deklaruan se kishin mobilizuar personel shtesë për të identifikuar trupat e 80 migrantëve, të cilët u gjetën pas vërshimit masiv në fund të korrikut.

Sipas autoriteteve, gjatë ditëve të ardhshme pritet që shumica e viktimave të varrosen në Ceuta. Deri në këtë fazë janë identifikuar vetëm katër trupa, nëpërmjet krahasimit të gjurmëve të gishtërinjve me bazat spanjolle të të dhënave ose falë analizave të ADN-së.


Shtuar 15.08.2026 15:46

matbetgrandpashabetjojobetjojobetjojobetholiganbetholiganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomberlinbet girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetholiganbetJojobet Girişholiganbetcasibom