Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se gjatë ditës së nesërme nuk do të zbatohet kufizimi i qarkullimit për automjetet që transportojnë mallra dhe kanë masë totale mbi 20 tonë.
Sipas njoftimit për publikun, parashikimi zyrtar i temperaturave tregon se nesër nuk pritet të përmbushen kriteret e parashikuara në vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për vendosjen e kufizimeve të përkohshme në qarkullim.
Të lidhura
None found
Ministria njoftoi gjithashtu se do t’i ndjekë çdo ditë parashikimet meteorologjike. Në rast se krijohen kushtet për zbatimin e vendimit, qytetarët dhe operatorët ekonomikë do të informohen në kohë.
