Serbia cakton një muaj paraburgim për Dugagjin Maxhunin, nën pretendimet për krime lufte

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka bërë të ditur se autoritetet serbe kanë arrestuar një person, nën dyshimin se ka kryer krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë gjatë vitit 1999.

Sipas Daçiqit, i dyshuari është një 47-vjeçar me inicialet D.M., i cili u ndalua në pikën kufitare të Batrovcit. Ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit për një muaj.

Të lidhura

None found

Përmes një njoftimi, Daçiq deklaroi se ekziston dyshimi i bazuar që i arrestuari ka kryer vepër penale kundër popullsisë civile, në dëm të pjesëtarëve të dy familjeve, në qershor të vitit 1999, në fshatin Bec të komunës së Gjakovës.

Megjithëse ministri serb publikoi vetëm inicialet e të ndaluarit, avokati nga Kosova, Arianit Koci, kishte njoftuar një ditë më herët se bëhej fjalë për Dugagjin Maxhunin, 47 vjeç, nga Beci i Gjakovës.

Radio Evropa e Lirë ka kërkuar informacione për rastin nga Ministria për Punë të Jashtme dhe Diasporë, por deri tani nuk ka marrë përgjigje.

Në përgjigje të interesimit të Radios Evropa e Lirë, Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës konfirmoi se Dugagjin Maxhuni gjendet në listën e personave që e gëzojnë statusin e veteranit.

Autoritetet serbe kanë arrestuar në vazhdimësi shtetas të Kosovës, duke i akuzuar për krime të pretenduara të luftës të kryera në Kosovë gjatë viteve 1998-’99.

Edhe në Kosovë, gjatë viteve të fundit, janë ndaluar dhjetëra serbë nën dyshimet për krime lufte. Disa prej këtyre rasteve janë mbyllur me aktgjykime dënuese.

Rasti i Maxhunit përbën arrestimin e dytë që Serbia ka kryer gjatë gushtit për pretendime që lidhen me krimet e luftës në Kosovë. Më 2 gusht, një burrë ishte arrestuar në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë.

Avokati Koci kishte deklaruar se personi i ndaluar në atë rast ishte Mentor Mustafa, shtetas i Kosovës, 44 vjeç, nga Novobërda. Edhe ndaj tij ishte vendosur masa e paraburgimit prej një muaji.


Shtuar 14.08.2026 20:44

matbetJojobetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptvGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombahsegel girişHoliganbetGrandpashabetJojobetJojobetholiganbetJojobet Girişholiganbetcasibom