Nufi: Forcat e Armatosura vijojnë operacionet në vatrat e Lurës, Dajtit, Krujës dhe Bulqizës

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, njoftoi nëpërmjet një postimi në “Facebook” se efektivët e Forcave të Armatosura po punojnë intensivisht për përballimin dhe menaxhimin e vatrave në Lurë, Dajt, Krujë dhe Bulqizë.

Në Lurë, sipas ministrit, në terren ndodhen 65 efektivë të FA-së dhe një zjarrfikëse. Vatra është vënë nën kontroll dhe nuk përbën rrezik për jetën e banorëve apo për banesat.

Të lidhura

None found

Për ndërhyrjen në Dajt janë angazhuar 2 helikopterë të Forcës Ajrore. Nufi bëri të ditur se zjarri nuk kërcënon banesat ose bizneset.

Në Abaze të Krujës, Forcat e Armatosura kanë vënë në dispozicion 32 efektivë, 1 zjarrfikëse, 1 ambulancë dhe 1 helikopter. Zonat e banuara nuk janë në rrezik.

Ndërkohë, në Bulqizë po operojnë 22 efektivë dhe 3 mjete të Forcave të Armatosura. Gjendja pranë qendrave të banuara është tërësisht nën kontroll, pa rrezikuar jetën e njerëzve dhe banesat e tyre.

Ministri theksoi se situata po mbikëqyret në mënyrë të pandërprerë. Forcat operacionale po vijojnë pa pushim përpjekjet për izolimin dhe shuarjen e vatrave, duke pasur si përparësi mbrojtjen e jetës së njerëzve, banesave, pronave dhe mjedisit.


matbetJojobetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomasyabahis girişHoliganbetGrandpashabetJojobetJojobetholiganbetJojobet Girişholiganbetcasibom