Cristiano Ronaldo, i konsideruar si një prej futbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, është bashkuar sërish me stërvitjen e skuadrës saudite Al-Nassr, pak ditë pasi bëri publike martesën me partneren e tij prej vitesh, Georgina Rodriguez.
Ylli portugez e konfirmoi martesën me Georginën vetëm tre ditë më parë, ndërsa të enjten në mbrëmje u paraqit në seancën stërvitore të Al-Nassr, në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri.
Të lidhura
None found
Vëmendjen e tifozëve e tërhoqi ndryshimi i dukshëm në pamjen e tij. Ronaldo kishte shkurtuar ndjeshëm flokët dhe u shfaq në stërvitje me një stil të ri.
Ai gjithashtu kishte ndryshuar ngjyrën e flokëve, duke bërë që shumë dashamirës të futbollit ta krahasonin tashmë me legjendën e Manchester United, Paul Scholes.
Sezoni i ri i Superligës së Arabisë Saudite nis nesër, të shtunën. Në ndeshjen hapëse, Al-Nassr do të luajë në shtëpi kundër Al-Fateh, duke filluar rrugëtimin për mbrojtjen e titullit të kampionit.
Për javë me radhë qarkulluan spekulime për martesën e Ronaldos me Georginën, e cila më në fund u realizua. Megjithatë, çifti nuk ka treguar ende nëse ka organizuar një ceremoni dasme për këtë ngjarje kaq të rëndësishme në jetën e tyre.
