Njësia për Krime të Dhunshme, pranë Departamentit për Krime të Dhunshme të SPB Shkup, ka paraqitur me procedurë të përshpejtuar kallëzim penal ndaj S.J. (34), I.J. dhe S.J., të tre banues në fshatin Bukoviq të rajonit të Shkupit. Ata dyshohen për veprën penale “dhunë”, të parashikuar në nenin 386, paragrafi 3 të Kodit Penal.
Të lidhura
None found
Sipas MPB-së, më 12.08.2026, në fshatin Kopanicë të rajonit të Shkupit, i dyshuari i parë ka goditur me një send të fortë H.R., 25 vjeç, nga fshati Arnaqija i të njëjtit rajon. Ndërkohë, dy të dyshuarit e tjerë kanë përdorur sende të forta për të dëmtuar automjetin e tij.
Pas veprimeve të ndërmarra, punonjësit policorë të SPB Shkup arrestuan S.J. (34), ndërsa gjykatësi i procedurës paraprake i caktoi masën e arrestit shtëpiak. MPB-ja njoftoi se vijojnë masat për lokalizimin e dy personave të tjerë të kallëzuar./Telegrafi/
