Strasbourg ofron rreth 10 milionë euro për talentin e Realit që nuk debutoi me ekipin e parë

Jacobo Ortega është pranë largimit përfundimtar nga Real Madridi, pasi klubi spanjoll po finalizon transferimin e sulmuesit të akademisë te Strasbourg për rreth 10 milionë euro.

Të lidhura

None found

Nëse operacioni mbyllet për këtë shumë, Ortega do të vendosë një rekord: ai do të jetë futbollisti më i shtrenjtë i akademisë që largohet nga Real Madridi pa regjistruar asnjë paraqitje me skuadrën e parë.

“Los Blancos” pritet të mbajnë 30 për qind të të drejtave të transferimit të lojtarit. Në këtë mënyrë, klubi madrilen do të siguronte një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave nëse Ortega shitet sërish në të ardhmen.

Në marrëveshje mund të vendoset edhe një klauzolë që do t’i jepte Real Madridit mundësinë ta rikthente sulmuesin në një moment të mëvonshëm kundrejt një shume më të ulët.

Klubi francez synon të fuqizojë repartin e sulmit pas kalimit të Emmanuel Emeghas te Chelsea dhe e ka identifikuar Ortega si një prej përforcimeve të mundshme.

Nën urdhrat e trajnerit Hugo Oliveira, qendërsulmuesi do të rivalizonte për një vend në formacion me Joaquin Panichelli, Sekou Mara dhe Milos Lukovic.

Për shërbimet e Ortega kishte hyrë në garë edhe Elche. Sipas raportimeve, klubi shfaqi interesim në çastet e fundit, duke tentuar ta merrte marrëveshjen.

Gjithsesi, Strasbourg mbetet në pozicionin më të mirë për të përfunduar transferimin e sulmuesit, i cili mund t’i japë lamtumirën akademisë së Real Madridit për një shifër rekord.

Ortega do t’i shtohej listës së lojtarëve të akademisë që kanë zgjedhur të largohen nga Madridi gjatë kësaj vere për të gjetur më shumë hapësira aktivizimi. Në këtë grup përfshihen Gonzalo Garcia, Cesar Palacios dhe Mario Martin.


Shtuar 13.08.2026 23:23

matbetJojobetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomcasinofast girişHoliganbetGrandpashabetJojobetJojobetCasibom Girişholiganbet