Tottenhami ofron 85 milionë funte për yllin brazilian të Manchester Cityt

Tottenhami ka konkretizuar interesimin për Savinhon duke paraqitur në adresë të Manchester Cityt një ofertë zyrtare me vlerë 85 milionë funte. Sipas Globo Esporte, kjo shifër përkon me vlerësimin fillestar që klubi anglez i ka bërë anësorit brazilian.

Të lidhura

None found

Futbollisti 22-vjeçar e sheh me interes kalimin te skuadra londineze, pasi mendon se atje mund të sigurojë më shumë minuta në fushë dhe të ketë një peshë më të madhe brenda ekipit.

Të enjten, Savinho mungoi në seancën stërvitore të Manchester Cityt. Zyrtarisht u bë e ditur se ai nuk ishte i pranishëm për shkak të sëmundjes, por kjo situatë ka nxitur më tej zërat për të ardhmen e tij, ndërsa Tottenhami vijon përpjekjet për ta transferuar.

Në dy sezonet me Manchester Cityn, braziliani ka regjistruar 84 paraqitje, shtatë gola dhe 13 asistime. Gjatë sezonit të kaluar, megjithatë, ai e nisi si titullar vetëm 14 herë në 36 ndeshje të luajtura.

Minutat e kufizuara dhe mungesa e një pozicioni të qëndrueshëm në formacion kanë ndikuar gjithashtu te synimet e tij me Kombëtaren e Brazilit. Savinho kërkon të aktivizohet më shpesh në Ligën Premier, me qëllim që të përmirësojë pozitat e veta për ciklin e ardhshëm të përfaqësueses braziliane.

Interesimi i Tottenhamit për 22-vjeçarin nuk është i ri, pasi klubi nga Londra kishte kontaktuar edhe më parë Manchester Cityn për të diskutuar rreth brazilianit. Tashmë, oferta prej 85 milionë funtesh përbën hapin konkret në përpjekjet për realizimin e marrëveshjes.

Pavarësisht shumës së lartë të vendosur në tavolinë, Manchester City ende nuk është bindur që ta shesë Savinhon.


Shtuar 13.08.2026 20:05

matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombayconticasino girişHoliganbetGrandpashabetHoliganbetJojobetCasibom Girişholiganbet