Supergoli me Napolin, Amir Rrahmani merr vlerësime të mëdha nga mediat italiane

Amir Rrahmani ishte një nga protagonistët e fitores së thellë 6-2 që Napoli regjistroi ndaj Arisit në një ndeshje miqësore, ku mbrojtësi realizoi një gol spektakolar.

Kapiteni i Kosovës e nisi takimin si titullar dhe qëndroi në fushë për 70 minuta në stadiumin “Teofilo Patini”. Një ditë pas kësaj sfide, paraqitja e tij tërhoqi vëmendje të veçantë në mediat italiane.

Të lidhura

None found

“Corriere dello Sport” i dha vlerësime të larta mbrojtësit kosovar, duke nënvizuar aftësitë e tij drejtuese dhe peshën që mund të ketë në skuadrën e trajnerit Massimiliano Allegri.

Sipas mediumit italian, Rrahmani duhej veçuar jo vetëm për golin e shënuar nga distanca, por sidomos për paraqitjen prej lideri në një periudhë shumë të vështirë për repartin e mbrojtjes.

Gazeta italiane evidentoi gjithashtu përqendrimin dhe intensitetin e tij, si dhe kujdesin që tregoi si në mbulim, ashtu edhe gjatë ndërtimit të aksioneve.

Ishte pikërisht Rrahmani ai që hapi rezultatin në minutën e 19-të, kur me një goditje nga larg realizoi golin e epërsisë 1-0.

Për Napolin shënuan më pas edhe Scott McTominay, Kevin De Bruyne dhe Lorenzo Lucca, me nga dy gola secili, duke vulosur triumfin bindës 6-2.


Shtuar 13.08.2026 18:05

matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomherkülbet girişHoliganbetGrandpashabetHoliganbetJojobetCasibom Giriş