EMRAT/ Zbardhet konflikti me armë zjarri i pak ditëve më parë, identifikohen 10 personat e përfshirë në ngjarje

Policia e Tiranës, ka zbardhur konfliktin të ndodhur mesnatën e 11 gushtit në rrugën “Gjolekë Kokona”, ku u qëllua me armë zjarri. 10 persona janë identifikuar si të përfshirë.

Katër prej tyre janë arrestuar, katër janë proceduar në gjendje të lirë, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Bëhet me dije se në pranga u vunë shtetasit Rezar Zaimi, Kevin Kocibellinj, Stiven Fezollari dhe Rolf Fezollari, ndërsa në kërkim u shpallën Frenki Fezollari dhe Cercis Brahimllari.

Të lidhura

None found

Sipas Policisë, sherri ka nisur pasi 34-vjeçari Rolf Fezollari ka fyer një 17-vjeçar që është proceduar në gjendje të lirë. Pas kësaj, 17-vjeçari dhe miq të tij janë konfliktuar fizikisht me Rolf Fezollarin, vëllain e tij Stiven Fezollari dhe të tjerë.

Situata është përshkallëzuar më tej kur 17-vjeçari dhe miqtë e tij janë larguar dhe kanë shkuar me motomjete pranë banesës së dy vëllezërve.

Pikërisht aty, sipas hetimeve, vëllai tjetër, Frenki Fezollari 32 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të motomjeteve, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të plagosur.

Stiven Fezollari është arrestuar për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, ndërsa Rezar Zaimi akuzohet për përkrahje të autorit, moskallëzim të krimit dhe armëmbajtje pa leje të armëve të ftohta.

Kevin Kocibellinj, është arrestuar për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe përkrahje të autorit të krimit.

Ndërkohë, Cercis Brahimllari, 32-vjeç, është shpallur në kërkim për moskallëzim të krimit dhe përkrahje të autorit.

Njoftimi:

Finalizohet operacioni i koduar “Situata”.

Zbardhen përfshirja dhe rrethanat e konfliktit ndërmjet disa shtetasve, rreth mesnatës së datës 11 gusht, në rrugën “Gjolekë Kokona”, ku dhe u qëllua me armë zjarri.

Identifikohen 10 shtetasit e përfshirë. Vihen në pranga 4 prej tyre, procedohen penalisht 4 dhe shpallen në kërkim 2.

Sekuestrohen nga vendngjarja, 1 mjet prerës (thikë) dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.

Menjëherë pas njoftimit se disa shtetas ishin përfshirë në një konflikt në rrugën “Gjolekë Kokona”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 shkuan në vendngjarje për të përcaktuar shtetasit e përfshirë në konflikt, përgjegjësitë e tyre, si dhe rrethanat e rastit.
Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Situata”:

-u arrestuan shtetasit R. Z., 28 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”; K. K., 31 vjeç, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, si dhe S. F., 24 vjeç dhe R. F., 34 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”;

-u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, 4 shtetas gjithashtu të përfshirë në konflikt;

-u shpallën në kërkim shtetasit F. F., 32 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe C. B., 32 vjeç, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Nga veprimet hetimore të deritanishme dyshohet se shtetasi i arrestuar R. F. ka fyer një të mitur të proceduar në gjendje të lirë. Si pasojë, 17-vjeçari dhe miq të tij janë konfliktuar fizikisht, me shtetasin R. F., vëllanë e tij, shtetasin S. F., dhe me miq të këtyre të fundit. Më pas, i mituri dhe miqtë e tij kanë shkuar me motomjete, te banesa e vëllezërve, nga ku dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të motomjeteve, vëllai tjetër i tyre, shtetasi i shpallur në kërkim, F. F., pa dëmtuar askënd.

Punohet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të këtij rasti.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 13.08.2026 14:30

matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetcratosroyalbetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomelexbet girişHoliganbetGrandpashabetHoliganbetJojobetCasibom Giriş