Izraeli kërkon të “fshijë Palestinën nga axhenda globale”, tha sot Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas, i cili po viziton Ankaranë.
“Është e qartë se qeveria e Netanyahut kërkon të fshijë Palestinën nga axhenda globale duke përfituar nga kaosi dhe konfliktet e reja në rajon. Pavarësisht se çfarë bën, nuk do të ketë sukses”, tha presidenti turk.
Të lidhura
None found
“Çështja palestineze do të vazhdojë të fitojë zemrat e njerëzve, pavarësisht përpjekjeve të tyre (izraelite) për ta shkatërruar atë. Turqia do të vazhdojë të mbështesë çështjen palestineze me vendosmërinë më të madhe dhe në çdo forum”.
