Abdixhiku thërret për nesër në takim deputetët e LDK-së

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thirrur deputetët e Grupit Parlamentar të LDK-së në një mbledhje që pritet të zhvillohet nesër, në orën 14:00, në selinë e partisë.

Të lidhura

None found

Burime të kp bëjnë të ditur se Abdixhiku u ka dërguar deputetëve një mesazh, ku u kërkon që debatet dhe qëndrimet lidhur me zhvillimet e fundit të trajtohen brenda strukturave partiake.

Në mesazhin e tij, kreu i LDK-së i fton deputetët në takimin e përbashkët të nesërm dhe u kërkon të respektojnë rendin dhe përgjegjësinë partiake. Ai thekson se, në një periudhë të rëndësishme për vendin, LDK-ja duhet të ketë një qëndrim të unifikuar, pasi çështjet të jenë diskutuar, vlerësuar me kujdes dhe dakorduar plotësisht. Abdixhiku shton se në takim do të zhvillohet një diskutim i hapur dhe do të përcaktohet bashkërisht rruga përpara, ndërsa mesazhin e përmbyll me nënshkrimin “Lumiri”.

Deri tani, Lumir Abdixhiku dhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti, janë takuar tri herë për të tentuar arritjen e një marrëveshjeje për bashkëqeverisje, por këto përpjekje nuk kanë prodhuar rezultat.

Vazhdimi i seancës konstituive u ndërpre të shtunën me kërkesë të Albin Kurtit. Kjo ndodhi pas përshkallëzimit të situatës në seancë, kur deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, e gjuajti me vezë Albin Kurtin.

Nga zgjedhjet e 7 qershorit, LVV-ja siguroi 53 deputetë, PDK-ja 22, LDK-ja 18, ndërsa Aleanca 7.


Shtuar 12.08.2026 16:39

matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetcratosroyalbetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomartemisbet girişHoliganbetGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİcasibomHoliganbetJojobet