Qeveria përzgjedh ambasadorët e rinj të Maqedonisë së Veriut, në listë edhe shqiptarë

Është përgatitur lista e diplomatëve që pritet ta përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut në disa misione jashtë vendit. Propozimet e Qeverisë përfshijnë diplomatë karriere dhe profesionistë nga fusha të tjera, ndërsa disa prej kandidatëve do të vazhdojnë në të njëjtat poste me mandat të dytë, transmeton portali zyrtare.net.

Të lidhura

None found

Gjatë seancës qeveritare është miratuar kandidatura e Driton Kuçit për ambasador në Oslo të Norvegjisë, si dhe ajo e Elma Altorokut për ambasadore në Kajro të Egjiptit.

Për Kuçin bëhet fjalë për një mandat të dytë, pasi ai tashmë shërben si ambasador në Oslo. Ndërkaq, Altorok aktualisht ushtron detyrën në ambasadën në Kajro.

Filip Pashu është përzgjedhur për postin e ambasadorit të Maqedonisë në Athinë, sipas informacioneve jozyrtare që burime qeveritare i kanë dhënë gazetës „Sloboden Peçat“. Ai ishte emëruar ushtrues detyre i drejtorit të NP „Parkingjet e Qytetit“ më 31 dhjetor 2021, ndërsa më herët në këtë ndërmarrje kishte mbajtur edhe pozitat e zëvendësdrejtorit dhe kryetarit të Bordit Drejtues.

Përfaqësimi diplomatik në Budapest do t’i besohet Tatjana Loparskit. Ajo është ish-gazetare, ndërsa aktualisht është pronare dhe drejtoreshë ekzekutive e „Element PR“, një prej agjencive kryesore të marrëdhënieve me publikun në Maqedoni. Loparski vlerësohet si eksperte e kësaj fushe.

Qeveria ka zgjedhur avokatin Jasmin Kalaç si kandidat për ambasador në Sarajevë. Ai nuk bën pjesë ndër avokatët më të njohur të angazhuar në çështje të bujshme, me përjashtim të përfshirjes së tij në rastin „Puls“, që lidhet me tragjedinë në Koçan. Në këtë proces, Kalaç mbron ish-drejtorin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Xhevat Selami.

Katër ambasadorë të tjerë janë përzgjedhur më herët dhe tani presin mbrojtjen e tezave në Kuvend. Për në Bullgari është caktuar diplomati i karrierës Krum Efremov, i cili më parë ka qenë ambasador në Ukrainë.

Gabriel Atanasov do ta përfaqësojë vendin në Rumani, shtet ku ai ka shërbyer edhe më herët.

Muharem Jusufi, i punësuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme, është zgjedhur ambasador në Stokholm të Suedisë, kurse përfaqësimi në Prishtinë do t’i besohet Katerina Todorovskas.


Shtuar 12.08.2026 15:59

matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetcratosroyalbetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomantikbet girişHoliganbetGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİcasibomHoliganbetJojobet