Kurti u dërgon sërish mesazhe liderëve të opozitës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u ka shkruar përsëri mbrëmë drejtuesve të partive opozitare, duke kërkuar një takim për arritjen e një marrëveshjeje politike që do të shmangte zgjedhjet e reja.

Të lidhura

None found

Burime të RTK-së nga Qeveria kanë bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme Kurti i kontaktoi liderët opozitarë përmes platformave telefonike dhe i ftoi në një takim të përbashkët, ku do të diskutohej situata aktuale politike në vend.

Sipas të njëjtave burime, takimi synon të shqyrtojë mundësinë e një dakordimi politik, përmes të cilit mund të kapërcehet ngërçi institucional dhe të evitohet një proces i ri zgjedhor.

Kurti edhe më herët u është drejtuar krerëve të partive opozitare me kërkesën për takim dhe për një marrëveshje politike.

Ende nuk është bërë e ditur nëse liderët e opozitës do ta pranojnë këtë ftesë dhe nëse takimi mes tyre do të realizohet.

Në të njëjtën kohë, tensionet politike janë shfaqur edhe sot në Kuvend. Seanca u karakterizua nga përplasje verbale ndërmjet deputetëve opozitarë dhe atyre të LVV-së, për shkak të qëndrimeve të kundërta mbi mënyrën e daljes nga kriza institucionale.

Partitë opozitare kërkojnë mbajtjen e seancës konstituive dhe përfundimin e procesit të konstituimit të Kuvendit, ndërsa debatet për veprimet e ardhshme institucionale janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve.

Bllokada lidhur me konstituimin e Kuvendit dhe krijimin e institucioneve të reja vazhdon prej javësh, duke e rritur presionin politik për gjetjen e një zgjidhjeje.


Shtuar 12.08.2026 15:11

matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetcratosroyalbetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibommarsbahis girişHoliganbetGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİcasibomHoliganbetJojobet