Tetova avancon me riemërtimin e rrugëve, miratohen 145 emra të rinj

Procesi për zgjidhjen përfundimtare të çështjes shumëvjeçare të emërtimeve të rrugëve në Tetovë ka shënuar një tjetër hap përpara. Grupi i Punës për Riemërtimin e Rrugëve ka dhënë miratimin për një listë të re, e cila përmban 145 emra për rrugët dhe sheshet e qytetit.

Të lidhura

None found

Gjatë mbledhjes së radhës, të drejtuar nga nënkryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, anëtarët e grupit miratuan gjithashtu Planin e Veprimit dhe ritmin sipas të cilit do të zhvillohet puna, në mënyrë që procedura të përfundojë sa më shpejt.

Qamili bëri të ditur se në takim u aprovua lista me 145 emrat e rinj për rrugët dhe sheshet e Tetovës, së bashku me Planin e Veprimit dhe dinamikën e mëtejshme të punës. Sipas tij, synimi është që kjo çështje të marrë zgjidhje brenda një kohe sa më të shkurtër.

Ai sqaroi se propozimet e miratuara pasqyrojnë historinë dhe realitetin e Tetovës, por edhe bashkësitë etnike që bashkëjetojnë në qytet.

Nënkryetari i Komunës theksoi se angazhimi për eliminimin e këtij problemi të trashëguar prej vitesh do të vazhdojë me përkushtim. Ai paralajmëroi se procesi pritet të mbyllet së shpejti përmes një zgjidhjeje të plotë, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme në aspektin institucional.

Përfundimi i riemërtimit pritet të mundësojë një përfaqësim më të gjerë të identitetit, historisë dhe realitetit të Tetovës, duke mbyllur një nga çështjet që ka mbetur pa zgjidhje për vite me radhë. Në këtë mënyrë, emrat jugosllavë të lënë nga qeverisjet e mëparshme do t’i përkasin përfundimisht së kaluarës.


Shtuar 12.08.2026 14:55

matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetcratosroyalbetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomacerbet girişHoliganbetGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİcasibomHoliganbetJojobet