Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë vendosur të qëndrojnë brenda sallës plenare të Kuvendit.
Të lidhura
None found
Besnik Tahiri, përfaqësues i kësaj partie, konfirmoi se do t’i bashkohen deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët edhe kishin paralajmëruar praninë e tyre në sallë nga ora 11:00, duke i bërë thirrje Avni Deharit, që drejton seancën konstituive, që të thërrasë vazhdimin e punimeve.
Në të njëjtën kohë, gazetarëve po u ndalohet hyrja në ndërtesën e Kuvendit, pikërisht për qëndrimin që PDK-ja kishte paralajmëruar në sallën plenare.
“Sic e dini PDK-ja ka thirrë seancë në orën 11:00 dhe Aleanca do të marrë pjesë. Tash është informata që mediat nuk po lejohen të marrin pjesë në seancë. Nuk e dimë se qysh e pse. Mirëpo mungesa e transparencës dhe qasja që e kemi nga LVV-ja është duke e çuar shtetin e Kosovës në humnerë”, deklaroi Tahiri.
