Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka shprehur shqetësim për situatën e krijuar gjatë procesit të konstituimit të Kuvendit, duke e vlerësuar atë si cenim të rendit kushtetues dhe të rregullave që përcaktojnë funksionimin e institucioneve.
Të lidhura
None found
Sipas kësaj partie, Kuvendi duhet të përfundojë procesin e konstituimit brenda 30 ditësh nga momenti i certifikimit të rezultateve zgjedhore.
PDK ka deklaruar përmes një postimi në Facebook se Gjykata Kushtetuese e ka interpretuar qartë këtë afat, duke saktësuar se ai nuk lidhet vetëm me nisjen e procedurave, por me përfundimin e konstituimit të Kuvendit brenda 30 ditëve.
Partia ka ngritur gjithashtu çështjen e zbatimit të Rregullores së Kuvendit. Ajo thekson se, deri në mbylljen e seancës konstituive përmes zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve, ndërprerja e seancës nuk mund të zgjasë më shumë se 48 orë.
Ky është reagimi i plotë:
Kushtetuta e përcakton qartë se konstituimi i Kuvendit duhet të përfundojë brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve.
Gjykata Kushtetuese e ka sqaruar më tej këtë detyrim: periudha 30-ditore nuk shërben vetëm për nisjen e procesit, por brenda saj duhet të përfundojë konstituimi i Kuvendit.
Rregullorja e Kuvendit parashikon se, deri në përfundimin e seancës konstituive me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve, ndërprerjet e saj nuk mund të zgjasin mbi 48 orë.
Afati prej 30 ditësh ka përfunduar pa u konstituuar Kuvendi, ndërsa tani, sipas PDK-së, po anashkalohet edhe rregulli që përcakton ndërprerjen 48-orëshe.
Kushtetuta nuk është këshillë, aktgjykimet nuk janë zgjedhore dhe rregullat duhet të zbatohen nga të gjithë, përfshirë pushtetin.
PDK e ka cilësuar situatën e krijuar si suspendim dhe sulm të drejtpërdrejtë ndaj rendit kushtetues të Republikës, duke deklaruar se do ta mbrojë atë me çdo mjet.
