Analizë shkencore: Konsumi i lartë i mishit të kuq mund të rrisë rrezikun për kancer pankreatik

Një studim i ri ka gjetur se individët që hanë rregullisht sasi të mëdha mishi të kuq mund të përballen me një mundësi më të lartë për zhvillimin e kancerit të pankreasit.

Të lidhura

None found

Analiza, e publikuar në revistën shkencore Frontiers in Nutrition, shqyrtoi të dhëna nga 16 studime ku morën pjesë afro dy milionë persona.

Qëllimi i studiuesve ishte të vlerësonin nëse konsumi i mishit të kuq dhe atij të përpunuar lidhej me shfaqjen e mëvonshme të kancerit të pankreasit.

Sipas përfundimeve, pjesëmarrësit që konsumonin më shumë mish të kuq kishin një rrezik relativ 16% më të lartë për t’u prekur nga kjo sëmundje, në krahasim me ata që konsumonin sasi më të vogla.

Të dhënat treguan gjithashtu një marrëdhënie lineare: rreziku rritej në përputhje me sasinë e mishit të kuq të konsumuar.

Konkretisht, çdo 100 gramë shtesë mish të kuq në ditë shoqërohej me një rritje prej 10 për qind të rrezikut relativ për kancer të pankreasit.

Megjithatë, analiza nuk përcaktoi një kufi të veçantë pas të cilit rreziku do të rritej në mënyrë të menjëhershme.

Për mishin e përpunuar, përfshirë sallamet, salsiçet dhe produkte të tjera të ngjashme, rezultatet ishin të ndryshme.

Shqyrtimi i 11 studimeve nuk evidentoi një lidhje statistikisht domethënëse mes konsumit të këtyre produkteve dhe kancerit të pankreasit, pavarësisht sasisë së konsumuar.

Gjetjet e reja janë në linjë me disa rezultate të mëparshme. Një meta-analizë e publikuar sivjet, e cila përfshinte të dhëna nga mbi 1.8 milionë persona, raportoi se vegjetarianët kishin rreth 21 për qind rrezik më të ulët për kancer të pankreasit krahasuar me njerëzit që konsumojnë mish.

Autorët, megjithatë, bëjnë thirrje që këto përfundime të vlerësohen me kujdes.

Pjesa më e madhe e informacionit të analizuar vjen nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për më tepër, studimet e përfshira ishin kryesisht vëzhguese dhe mbështeteshin në pyetësorë rreth zakoneve ushqimore.

Studime të tilla mund të evidentojnë një lidhje, por nuk dëshmojnë se mishi i kuq është shkak i drejtpërdrejtë i kancerit të pankreasit. Gjithashtu, mes studimeve të shqyrtuara kishte dallime të konsiderueshme.


Shtuar 11.08.2026 11:29

matbetHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortcasibomGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombetkare girişCasibomGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİCasibomCasibom