Dhurata Nasufi Halabaku ka rrëfyer përvojën personale me kancerin, duke treguar se gjatë trajtimit kishte përdorur edhe vajin e farës së zezë.
E ftuar në emisionin “Ora 7”, nutricionistja bëri të ditur se në vitin 2018 ishte diagnostikuar me kancer të zorrës së trashë në stadin III B. Krahas trajtimit konvencional, ajo kishte filluar të kërkonte informacione edhe për qasje plotësuese.
Të lidhura
None found
Nasufi Halabaku shpjegoi se interesimi i saj për vajin e farës së zezë kishte lindur nga materialet që kishte konsultuar dhe përvojat e pacientëve. Ajo iu referua gjithashtu disa studimeve që, sipas saj, kishin shqyrtuar ndikimin e këtij vaji.
“…Përveç shumë antioksidantëve të tjerë, ishte edhe vaji i farës së zezë, ku aty ishin edhe hulumtime të ndryshme shkencore që janë bërë. Ka hulumtime të shumta dhe janë përcjellë se si vepron në fazat e ndryshme. Për shembull, disa hulumtime tregonin se ai nuk e lë me u shpërndarë. Një metodë tjetër ishte kur vaji i farës së zezë i dëmtonte qelizat kanceroze. Ky është një ndër antioksidantët më të fortë, vaji i farës së zezë”, deklaroi ndër të tjera ajo.
Intervistën e plotë mund ta ndiqni në video:
