Para disa ditësh, Tea Trifoni foli publikisht për lidhjen e saj të re dhe djalin që i ka fituar zemrën.
E ftuar në emisionin “E diell”, Tea rrëfeu se partnerin e ka njohur rastësisht me Fation Kuqarin dhe se ai është një djalë i thjeshtë i panjohur për publikun.
“Është dikush që unë jam duke e njohur për momentin. Është figurë jo e njohur, njeri i thjeshtë, nga zona ime, aty afër, nga Fieri. E kam njohur me Fationin, rastësisht, kur nuk e pret të vjen. Isha duke festuar për qejfin tonë dhe na doli ky bandilli. Ishte shumë i ëmbël”, u shpreh Tea.
Ajo shtoi se përshtypje i bën komplimentet që mori për karakterin dhe inteligjencën e jo nga ato të zakonshmet që merr për sytë.
Gjithashtu Tea tregoi se ata kanë shkëmbyer edhe puthjen e parë me njëri-tjetrin.
“Iconstyle” ka siguruar një video të çiftit ndërsa po bëjnë xhiro në Sarandë, kapur dorë për dore.
Sipas “afterparty.al”, emri i të dashurit të Teas është Enkeleo Hoxha, dhe këtë na e konfirmoi edhe Xhani Demika, mik i Teas, i cili atë natë publikoi video duke bërë “tag” Enkeleon.