Presidenca në qendër të negociatave: A mund të arrijnë marrëveshje LDK-ja dhe LVV-ja?

Hapi fillestar drejt ngritjes së institucioneve të reja të Kosovës, konstituimi i Kuvendit, nuk përfundoi sipas pritjeve gjatë paradites së 6 gushtit.

Të lidhura

None found

Pasi deputetët e rinj dhanë betimin, kryesuesi vendosi ta shtyjë seancën konstituive të së enjtes. Kjo u bë me kërkesën e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), partisë më të madhe, për t’u lënë kohë bisedimeve për një marrëveshje politike me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Megjithatë, dy subjektet nuk japin shenja se janë pranë një ujdie, ndërsa afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit përfundon të premten në mesnatë. Përmbyllja e këtij procesi do t’i hapte rrugë krijimit të qeverisë dhe zgjedhjes së presidentit të vendit.

Një pengesë shtesë në negociata mund të bëhet kërkesa që LDK-ja ka paraqitur publikisht për ta marrë postin e kreut të shtetit.

LVV-ja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, këmbëngul që presidenti i ardhshëm të jetë figurë konsensuale dhe jopartiake. Qëndrimi i LDK-së, ndërkaq, është se kandidat mund të jetë kushdo që arrin t’i sigurojë 80 vota.

Analistët politikë e konsiderojnë të ligjshme kërkesën për Presidencën të partisë së Lumir Abdixhikut, e cila është e vetmja që ka pranuar të hyjë në negociata me LVV-në. Sipas tyre, kjo do të krijonte ekuilibër në shpërndarjen e pushtetit.

Politologu Dritëro Arifi, megjithatë, e cilëson këmbënguljen vetëm për postin e presidentit si një kërkesë “të ngushtë” dhe “jovizionare”. Ai argumenton se, në rast të një qeverie të përbashkët, vëmendja duhet të drejtohet te politikat qeverisëse.

Arifi thekson se presidenti nuk ushtron kompetenca ekzekutive dhe, për pasojë, kjo pozitë nuk do t’i jepte LDK-së mundësi të ndikonte mbi politikat e kabinetit qeveritar.

“Vetëm pozita e presidentit… besoj që nëse LVV-ja është pak inteligjente, ajo do ta pranonte, sepse nuk do të thotë asgjë. Pra, as për LVV-në. Shumë pak ka peshë, por për LDK-në fare, hiç”, deklaron Arifi për Radion Evropa e Lirë (REL).

Programi qeverisës para ndarjes së posteve

Ilir Deda, njohës i zhvillimeve politike, thotë se baza e marrëveshjes duhet të jetë programi qeverisës. Ndër temat kryesore ai rendit qasjen e ekzekutivit ndaj serbëve në veri të Kosovës, riparimin e marrëdhënieve me aleatët dhe pjesëmarrjen në projektet energjetike të përkrahura nga Uashingtoni.

“Në qoftë se nuk ka ndryshim të politikës, dhe qeveri potenciale LVV-LDK, atëherë duhet ta pyesim LDK-në pse ka qëndruar në opozitë tërë këto vite, nëse e pranojnë mbajtjen e kursit aktual politik”, shprehet Deda për REL-in.

Në vlerësimin e Arifit, LDK-ja duhet të dëshmojë gjatë negociatave se po arrin të përfshijë disa nga politikat e veta në marrëveshje; në të kundërt, ajo do të rezultojë humbëse. Ai konsideron se Kurti ndodhet në një pozitë më të favorshme sesa LDK-ja “në secilin variant që po analizojnë”.

Pikërisht pretendimi i LDK-së për Presidencën e vendos në pikëpyetje mundësinë që dy partitë ta finalizojnë marrëveshjen.

Kjo kërkesë mund t’i vështirësojë bisedimet dhe ta shtojë rrezikun e zgjedhjeve të reja, të cilat do të ishin të katërtat brenda gati dy vjetësh. Sipas Dedës, përgjigjja për të dyja këto çështje është po.

Presidenti i ardhshëm: Përfaqësues partiak apo figurë e pavarur?

Deda beson se palët mund të gjejnë kompromis për presidentin nëse LDK-ja propozon një personalitet të fuqishëm politik, por pa përkatësi partiake, tek i cili ajo ka besim.

Sipas tij, kreu i ri i shtetit duhet të ketë aftësinë për të krijuar konsensus brenda vendit. Deda vlerëson se presidentët me prejardhje partiake në historinë e re të Kosovës nuk “kanë ditur dhe nuk kanë dashur të ndërtojnë konsensus politik dhe shoqëror”.

LDK-ja nuk ka sqaruar ende nëse synon të propozojë dikë nga radhët e veta apo një kandidat jopartiak.

Në zgjedhjet e fundit, LDK-ja e paraqiti ish-presidenten Vjosa Osmani si kandidate për postin e kreut të shtetit. Megjithatë, Deda thotë se kësaj partie, si forca e tretë politike, nuk “i takon” të propozojë një anëtar të saj në vend të një figure të pavarur, e cila, sipas tij, do ta plotësonte njëkohësisht edhe kushtin e LVV-së.

Deda vlerëson se LVV-ja e ka “betonuar” kërkesën për një president konsensual dhe jopartiak, duke e quajtur këtë “pozicion të drejtë”. Për këtë arsye, ai nuk mendon se LVV-ja do ta pranonte Osmanin sërish në Presidencë.

Nga ana tjetër, Arifi thotë se asnjëra prej palëve nuk udhëhiqet nga parimet. Ai rikujton se Kurti e kishte mbështetur Osmanin për presidente gjatë mandatit të parë dhe vlerëson se kryeministri në detyrë, “varësisht nga interesi personal, po i ndryshon qasjet”.

Arifi mendon se LDK-ja do të mbetet “parti humbëse” edhe nëse arrin ta marrë postin e presidentit.

Bisedimet ndërmjet LVV-së dhe LDK-së po mbahen në një periudhë përplasjesh të brendshme në partinë e Abdixhikut. Vetëm disa ditë më parë, ai i mbijetoi një mocioni që synonte largimin e tij nga drejtimi i LDK-së.

Megjithatë, Arifi beson se deputetët e kësaj partie do t’i bashkonin votat nëse vazhdon narracioni i kufizuar vetëm te kërkesa për Presidencën.

Në kohën kur subjektet politike po mundohen të pengojnë përkeqësimin e mëtejshëm të krizës institucionale, qytetarët e anketuar nga REL-i shprehen të lodhur nga ciklet e shpeshta zgjedhore.

Nëse nuk gjendet një kompromis për presidentin, Kosova mund të hyjë sërish në fushatë elektorale. Këtë mundësi nuk e kanë përjashtuar as Albin Kurti dhe as Lumir Abdixhiku.


Shtuar 6.08.2026 14:43

holiganbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetCasinolevantHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetnakitbahisbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobet