Hennessey zbulon Blackbird, superveturën e frymëzuar nga SR-71

Hennessey ka prezantuar Blackbird, modelin e tretë të zhvilluar tërësisht nga kompania amerikane, e cila më herët ishte e njohur kryesisht si tuner dhe tashmë është shndërruar në prodhuese superveturash.

Të lidhura

None found

Vetura mban emrin e aeroplanit legjendar spiun Lockheed SR-71 Blackbird, prej të cilit është marrë edhe frymëzimi për këtë projekt.

Blackbird do të përdorë një konfigurim tradicional, në dallim nga shumë supervetura të kohëve të fundit që mbështeten te motorët turbo ose teknologjia hibride. Në qendër të saj do të jetë një motor V8 atmosferik me vëllim 6.2 litra, i lidhur me një transmision manual me gjashtë shpejtësi.

Njësia e fuqisë është zhvilluar së bashku me Ilmor Engineering dhe pritet të ofrojë rreth 800–850 kuaj fuqi.

Përdorimi i gjerë i fibrës së karbonit synon ta mbajë peshën e automjetit nën 1,360 kg. Fuqia do të transmetohet ekskluzivisht në rrotat e pasme.

Sipas Hennessey, përshpejtimi nga 0 në 100 km/h do të realizohet për rreth 2.5 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale pritet të jetë afërsisht 354 km/h.

Kompania ka planifikuar një prodhim të kufizuar në vetëm 71 ekzemplarë, me çmim rreth 2.5 milionë dollarë për secilën veturë.

Fillimi i prodhimit parashikohet për vitin 2029, pasi të përfundojë seria e Venom F5.

Me këtë model, Hennessey synon të sjellë një kombinim të rrallë mes performancës ekstreme dhe përvojës tradicionale të drejtimit.


Shtuar 6.08.2026 14:37

holiganbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetCasinolevantHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetnakitbahisbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobet