Albin Kurti, kryeministër në detyrë, është shprehur i hapur për dialog politik me partitë e tjera, duke ftuar drejtuesit e tyre në bisedime për zgjedhjen e presidentit të ri.
Të lidhura
None found
Gjatë një konference për media, ai theksoi se një marrëveshje mund të arrihet vetëm përmes komunikimit ndërmjet subjekteve politike. Në këtë kuadër, Kurti përmendi kryetarin e AAK-së, Ardian Gjini, si dhe kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza.
Kurti tha se Gjini dhe Hamza duhet t’i bashkohen takimeve për të diskutuar këtë çështje, pasi, sipas tij, përgjegjësia për zgjedhjen e presidentit nuk i takon vetëm mazhorancës.
Ai argumentoi se, nëse posti i kryetarit të Kuvendit i takon subjektit fitues dhe qeveria formohet nga mazhoranca e përbërë prej tyre, atëherë edhe PDK-ja dhe Aleanca kanë përgjegjësi në procesin e zgjedhjes së presidentit. Kurti shtoi se është i gatshëm dhe i interesuar për zhvillimin e këtij dialogu.
