Zbulimet në Zubin Potok ngrenë dyshime për fshehjen e gjurmëve të krimeve të luftës

Autoritetet e Kosovës kanë bërë të ditur të dielën se kanë identifikuar një tjetër vend në Zubin Potok, ku dyshohet se janë varrosur mbetjet mortore të personave të zhdukur gjatë luftës.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale, lokacioni ndodhet në fshatin Jabukë dhe është gjetur gjatë hetimeve për rastin në Zubin Potok.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, deklaroi se nga ky vend deri tani janë nxjerrë katër trupa.

Zbulimi i ri ka rikthyer vëmendjen te dyshimet se kontrolli shumëvjeçar i Serbisë mbi veriun e Kosovës mund të ketë pasur, përveç arsyeve politike, edhe qëllimin e pengimit të zbulimit të gjurmëve të krimeve të luftës. Kështu vlerëson profesori Gurakuç Kuçi, i cili kritikon mungesën e bashkëpunimit të Beogradit për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

Kuçi thekson se sa herë që në veri të Kosovës zbulohet një vend i dyshuar për varrezë masive, shtohet pyetja nëse ruajtja e ndikimit të Beogradit në këtë pjesë të vendit ka shërbyer edhe për fshehjen e provave të krimeve të kryera gjatë luftës.

Sipas tij, për më shumë se dy dekada Serbia ka investuar në mbajtjen e veriut nën ndikimin e strukturave paralele dhe grupeve kriminale të drejtuara nga Milan Radoiçiq, duke e paraqitur këtë politikë si “mbrojtje të popullit serb”. Megjithatë, identifikimi i një lokacioni të dytë të dyshuar për varrezë masive, sipas Kuçit, e ngre çështjen në një nivel edhe më të rëndë: atë të mundësisë që kontrolli të jetë përdorur për të penguar zbardhjen e plotë të krimeve.

Profesori përmend gjithashtu mungesën e hapjes së arkivave ushtarake e policore dhe faktin se Serbia nuk po ndihmon në kërkimet për të zhdukurit. Në vend të kësaj, thotë ai, po rehabilitohen figura dhe njësi të lidhura me krime të rënda gjatë luftës.

Si shembull, Kuçi përmend inaugurimin nga Ivica Daçiq të monumentit kushtuar Brigadës së 37-të të Motorizuar, e cila lidhet me disa nga krimet më të rënda të dokumentuara ndaj civilëve shqiptarë në Kosovë. Në atë ceremoni, ushtarët e kësaj brigade u cilësuan prej tij si “heronj të luftës” dhe jo si kriminelë.

Kuçi thotë se qëndrimet e zyrtarëve serbë ndaj zbulimit të varrezave masive, së bashku me glorifikimin e njësive të akuzuara për krime lufte, dëshmojnë mungesë vullneti për përballje me të kaluarën. Ai shton se sulmet ndaj personave që kontribuojnë në zbardhjen e fatit të të zhdukurve e vështirësojnë vendosjen e drejtësisë.

Ai sjell në vëmendje edhe reagimet e fundit të zyrtarëve serbë, duke thënë se pak ditë pas zbulimeve Daçiq sulmoi serbët që u tregojnë shqiptarëve dhe kroatëve vendndodhjet e varreve të shqiptarëve në Serbi. Sipas Kuçit, në vend që dëshmitë të inkurajohen, ato trajtohen si tradhti.

Po ashtu, bashkëpartiakja dhe bashkëqeveritarja e Daçiqit, Snezhana Paunović, deklaroi se nëse do të kishte qenë në vend të Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998, do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën. Kuçi thekson se Daçiq nuk u distancua nga kjo deklaratë.

Sipas tij, një shtet që nderon njësi të lidhura me krime lufte, toleron deklarata për spastrim etnik dhe sulmon ata që ndihmojnë në gjetjen e varrezave masive, nuk kufizohet vetëm te mohimi i së kaluarës. Ai argumenton se bëhet fjalë për një politikë që vazhdon të mbrojë autorët, të pengojë drejtësinë dhe të përhapë bindjen se “kush bënë krime kundër shqiptarëve nuk do të ndiqet penalisht, por do të shpallet hero”.

Brenda pak ditësh, në veri të Kosovës janë identifikuar dy lokacione të dyshuara si varreza masive. Lokacioni i parë lidhet me gërmimet në Kalludër të Vogël në Zubin Potok, të nisura pas arrestimit të dy personave të dyshuar për krime lufte. Aty besohet se mund të gjenden mbetjet e disa prej 23 shqiptarëve të rrëmbyer në prill 1999.

Lokacioni i dytë është zbuluar në Jabukë, gjithashtu në territorin e Zubin Potokut. Ky rast i ri ka forcuar dyshimet se në veri mund të ketë ende vende ku janë fshehur viktimat e luftës dhe që nuk janë zbuluar ende.


Shtuar 6.08.2026 13:48

holiganbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetnakitbahisbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobet