Takimi treorësh pa marrëveshje, Kasolli shqyrton qëndrimet e Abdixhikut para dhe pas mocionit: Ia lehtësoi pozicionin LVV-së

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, zhvilluan të martën një takim në kuadër të përpjekjeve për krijimin e institucioneve të reja.

Të lidhura

None found

Bisedimet, të cilat zgjatën afro tri orë, përfunduan pa marrëveshje. Ky ishte takimi i dytë mes tyre që nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Pas përfundimit të diskutimeve, Kurti tha se takimi me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës ishte zhvilluar në një atmosferë konstruktive, ndonëse nuk kishte sjellë një dakordim politik.

Sipas tij, gjatë takimit ishin trajtuar shumë tema që lidhen me zhvillimet aktuale politike, gjendjen institucionale dhe sfidat e ardhshme. Kurti deklaroi se palët ndajnë një numër të madh shqetësimesh, por se ekzistojnë gjithashtu vullneti dhe gatishmëria për bashkëpunim në të ardhmen.

Ai vlerësoi se komunikimi ndërmjet subjekteve politike duhet të jetë praktikë normale dhe të përdoret për gjetjen e zgjidhjeve, pavarësisht dallimeve që kanë partitë mes tyre.

Kurti e bëri të qartë se nuk ishte arritur marrëveshje me LDK-në, duke thënë se lajmi do të ishte pikërisht arritja e saj. Ai tregoi se ishin diskutuar qasje të ndryshme dhe mundësitë që ndodhen përpara, ndërsa theksoi nevojën për një marrëveshje politike që respekton rezultatin zgjedhor dhe e përkthen atë në stabilitet institucional.

Nga ana tjetër, Abdixhiku deklaroi se, nëse nuk ka marrëveshje deri më 6 gusht, duhet të vijojë procesi për konstituimin e Kuvendit.

Kreu i LDK-së tha se partia e tij i ka kërkuar Kurtit që konstituimi të vazhdojë nëse deri në atë datë nuk arrihet dakordim. Ai sqaroi se LDK-ja nuk synon postin e kryetarit të Kuvendit, pasi e konsideron atë një pozitë ceremoniale që, sipas Kushtetutës, duhet të përfaqësojë propozimin e partisë së parë. Për temat e tjera, sipas tij, ekziston një afat shtesë, megjithëse zgjidhja sa më e hershme do të ishte më e mirë.

Abdixhiku e cilësoi takimin me Kurtin si të mbarë dhe njoftoi se LDK-ja është e gatshme t’i vazhdojë bisedimet gjatë ditëve të ardhshme.

Ai theksoi gjithashtu se partia e tij ishte përfshirë në diskutime me vullnet të mirë, duke marrë parasysh rezultatin e zgjedhjeve dhe duke synuar shmangien e një procesi të ri zgjedhor.

Takimi ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut u mbajt pas ndërprerjes së bisedimeve nga kryetari i LDK-së. Diskutimet rifilluan pasi Abdixhiku i mbijetoi mocionit dhe vazhdoi të qëndronte në krye të partisë.

Analisti Afrim Kasolli vlerëson se Abdixhiku arriti ta kalonte mocionin duke pretenduar se ishte maksimalisht i përkushtuar për ta parandaluar një bllokadë të re institucionale.

Sipas Kasollit, gjatë asaj periudhe Abdixhiku e akuzonte grupin e rebeluar brenda LDK-së se nisma e tij ishte “e nxitur nga jashtë”, ndërsa nuk drejtonte kritika të kësaj natyre ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.

Në një prononcim për “Bota sot”, Kasolli tha se qëndrimi i Abdixhikut në krye të LDK-së u sigurua mbi pretendimin se ai po angazhohej maksimalisht për të shmangur një krizë tjetër institucionale dhe, potencialisht, zgjedhje të reja të jashtëzakonshme. Sipas tij, kreu i LDK-së u kishte ofruar madje strukturave të partisë, të lodhura nga qëndrimi në opozitë, edhe mundësinë për t’u katapultuar në pushtet.

Kasolli kujtoi se, gjatë pezullimit të negociatave me Lëvizjen Vetëvendosje për shkak të kundërshtimit të lidershipit të Abdixhikut, ky i fundit e konsideronte krahun rebel brenda LDK-së përgjegjës për thellimin e krizës përmes një nisme që e cilësonte “të nxitur nga jashtë”. Analisti nënvizoi se, gjatë gjithë asaj kohe, Abdixhiku nuk kishte artikuluar asnjëherë kritika të ngjashme ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.

Image

Sipas Kasollit, megjithatë, situata ndryshoi tërësisht pas tri orësh negociata.

Ai tha se edhe Lëvizja Vetëvendosje e kishte përforcuar narracionin se do të mjaftonte rikonfirmimi i Lumir Abdixhikut në krye të LDK-së që gjithçka të zhvillohej për mrekulli.

Mirëpo, sipas analistit, dje gjithçka u përmbys papritur. Pas bisedimeve treorëshe, dy liderët dolën me zotimin se diskutimet do të vazhdonin edhe pas konstituimit të Kuvendit dhe, mundësisht, pas votimit të Qeverisë.

Kasolli vlerësoi se LDK-ja e drejtuar nga Abdixhiku është pajtuar aktualisht të veprojë plotësisht sipas skenarit të Lëvizjes Vetëvendosje. Në bazë të këtij skenari, përgjegjësia për konstituimin e Kuvendit dhe krijimin e Qeverisë së re i takon partisë fituese të zgjedhjeve, ndërsa zgjedhja e Presidentit të ri mbetet barrë e të gjitha partive të tjera politike.

Ai shtoi se, nëse për këtë çështje nuk sigurohet një marrëveshje politike, mbajtja e zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme bëhet e pashmangshme.

Në përfundim, Kasolli tha se LDK-ja, teksa përpiqet të heqë nga vetja përgjegjësinë, po ia lehtëson partisë fituese kërkimin e “fajtorëve kujdestarë”.

Sipas tij, duke synuar të dëshmojë se nuk mban përgjegjësi për këtë skenar të mundshëm, LDK-ja jo vetëm që e ka përvetësuar edhe më shumë narracionin e pushtetit, por njëkohësisht ia ka bërë më të thjeshtë këtij të fundit gjetjen e “fajtorëve kujdestarë”.


Shtuar 6.08.2026 14:33

holiganbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetCasinolevantHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetnakitbahisbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobet