VLEN: Marrëveshja e Ohrit nuk është pronë e BDI-së

Nga VLEN akuzojnë BDI-në se po e trajton sërish Marrëveshjen e Ohrit si pronë ekskluzive të saj. Sipas kësaj partie, BDI-ja pretendon se po e mbron dokumentin, por në realitet po e përdor për interesat e veta partiake. VLEN thekson se subjekti që dikur u vetëshpall edhe “i gjelbër”, sot po pengon zbatimin e një prej shtyllave kryesore të Marrëveshjes së Ohrit, përfaqësimin e drejtë dhe adekuat.

Të lidhura

None found

VLEN rikujton se gjatë 22 vjetëve BDI-ja kishte ministra, deputetë dhe pushtet të gjerë, ndaj mund ta miratonte ligjin në çdo moment. Sipas tyre, kjo nuk ndodhi jo për mungesë njohurish, por sepse BDI-ja nuk kishte vullnet për ta bërë.

“Në mungesë të ligjit, punësimet shpërndaheshin si të ishin dhurata personale të Ali Ahmetit, duke mbajtur peng nga një familje për çdo vend pune. Dyert hapeshin për ata që ishin me BDI-në, ndërsa të tjerët mbeteshin jashtë. Pikërisht për këtë arsye nuk u leverdiste që përfaqësimi i drejtë të garantohej si e drejtë ligjore”, deklarojnë nga VLEN.

Sipas kësaj partie, tani që Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është vendosur në tavolinë, BDI-ja po tenton ta pengojë. VLEN pretendon se mekanizmi i Badenterit, i paraparë për mbrojtjen e interesave të bashkësive, është kthyer nga BDI-ja në një mjet partiak kundër çdo zgjidhjeje që nuk e ka miratimin e saj.

“Për BDI-në nuk ka rëndësi se çfarë përfitojnë shqiptarët, por vetëm që VLEN-i të mos arrijë sukses. Kur janë pjesë e pushtetit, çdo gjë u duket në rregull, ndërsa sapo humbin kolltuqet kërkojnë të bllokohet edhe shteti. Kjo mënyrë veprimi nuk kalon më. Marrëveshja e Ohrit nuk është tapi e Ali Ahmetit, as pronë e BDI-së dhe as trashëgimi e karrigexhinjve të Reçicës së Vogël. Ajo buron nga sakrifica e një populli të tërë”, thonë nga VLEN.

Në reagim nënvizohet se përfaqësimi i drejtë nuk duhet parë si lëmoshë e një partie, por si e drejtë e qytetarëve dhe obligim i shtetit. VLEN përfundon se BDI-ja nuk e miratoi ligjin për 22 vjet, ndërsa tani po përpiqet ta bllokojë, duke kërkuar që procesi të vazhdojë pa shantazhe dhe pa bllokada.


Shtuar 5.08.2026 10:25

holiganbetİmajbet girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetturboslothızlıcasinohızlıcasinohızlıcasinoturboslotzenbetHoliganbetjojobetnakitbahiscasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortjojobetcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet Giriş