Tahiri kundërpërgjigjet ndaj Ilire Dautit: Votat nuk merren përmes viktimizimit

Zekirja Tahiri, deputet i VLEN-it, ka reaguar pas deklaratave të bëra në seancën plenare nga deputetja e Lidhjes Shqiptare, Ilire Dauti. Ajo kishte akuzuar Tahirin dhe kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, se kanë firmosur një dokument të hartuar në gjuhën maqedonase, përcjell zyrtare.net.

Të lidhura

None found

Në përgjigjen e tij, Tahiri e ka quajtur Dautin “aktore”, duke vlerësuar se akuzat e saj synonin ta ofendonin.

“Që në fillim ia kam çjerrë maskën asaj se vetëm një aktore e mirë mund të jetë. Nuk kam gabuar asnjëherë në përshkrimin e njerëzve”, shkruan Tahiri.

Deputeti i VLEN-it pretendon gjithashtu se Dauti ka pasur “koketim me VMRO-në dhe LSDM-në”. Sipas tij, edhe deputetja e Lidhjes Shqiptare ka nënshkruar dy dokumente në gjuhën maqedonase.

Në përmbyllje të postimit, Tahiri shprehet se pëlqimet në rrjetet sociale mund të sigurohen, por jo votat. Ai shton se “viktimizimi”, sipas tij, mbetet e vetmja strategji e kundërshtares së tij politike, ndërsa reagimin e mbyll me fjalët: “Pushime të mbara”.


Shtuar 1.08.2026 19:19

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobet güncel girişcratosroyalbetganobetultrabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetHoliganbetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişAnkara escort