Aplikacioni i ri celular “m.Uslugi” do të prezantohet zyrtarisht më 28 tetor nga Ministria e Transformimit Dixhital, bëri të ditur ministri Stefan Andonovski.
Të lidhura
None found
Shkarkimi i aplikacionit do të jetë pa pagesë për përdoruesit e Android në Google Play dhe për përdoruesit e iOS në App Store. Hyrja do të realizohet përmes profileve ekzistuese në portalin kombëtar uslugi.gov.mk.
Me nisjen e parë, qytetarët do të kenë mundësi të aksesojnë në formë elektronike letërnjoftimin, lejen e vozitjes dhe tre shërbime të tjera administrative.
Sipas ministrit Andonovski, synimi është që “m.Uslugi” të shndërrohet hap pas hapi në një portofol të plotë dixhital. Në zhvillimet e ardhshme parashihet përfshirja e të dhënave shëndetësore, së bashku me dokumente dhe shërbime të tjera publike.
Aktivizimi i aplikacionit do të mbetet zgjedhje e qytetarëve. Paralelisht, institucionet përgjegjëse duhet të përditësojnë në mënyrë graduale aktet nënligjore, procedurat e brendshme dhe kapacitetet teknike, në mënyrë që dokumentet dixhitale të pranohen pa vështirësi gjatë ndërveprimeve të përditshme me qytetarët.







