Vlora është përballur me një prani të madhe vizitorësh në fundjavën e parë të gushtit. Më 1 gusht, turistë nga vendi dhe të huaj kanë mbushur plazhet e qytetit, duke zgjedhur bregdetin vlonjat për të kaluar ditët e nxehta të verës.
Me temperaturat që këtë fundjavë kanë shkuar deri në 40 gradë Celsius, mijëra pushues janë drejtuar drejt detit për t’u freskuar. Fluksi është ndier edhe përtej vijës bregdetare, pasi gjatë gjithë ditës vizitorë të shumtë kanë frekuentuar qytetin, shëtitoren, lokalet dhe bizneset.
Të lidhura
None found
Pritshmëritë janë që gushti të shënojë periudhën me numrin më të lartë të turistëve në Vlorë, duke e dëshmuar sërish qytetin bregdetar si një ndër destinacionet më të kërkuara të sezonit veror.
