Ambasadori amerikan, Eric Wendt takon kreun e SPAK, Klodian Braho dhe drejtuesin e BKH

Këtë të shtunë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eric Wendt, ka zhvilluar një takim në ambientet e SPAK-ut me kreun e këtij institucioni, Klodian Braho.

Ambasadori amerikan ka mbërritur në SPAK, i shoqëruar nga anëtarë të delegacionit dhe zyrtarë të tjerë amerikanë.

Të lidhura

None found

Delegacioni është pritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Kujtojmë që edhe 4 ditë më parë, diplomati amerikan u takua me dy drejtuesit e institucioneve të drejtësisë.

Ambasada në njoftimin e takimit theksoi se, “Lufta kundër krimit transnacional, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm është ndër përparësitë kryesore të Presidentit Donald Trump”.

Po ashtu ambasada theksoi se; “Ambasadori Eric Wendt, u takua me drejtuesit e SPAK-ut për të diskutuar rolin vendimtar të institucioneve të pavarura në përballimin e këtyre sfidave dhe se si partneriteti ynë kontribuon për një të ardhme më të sigurt e më të begatë për të dy kombet tona”.


Shtuar më 10.10.2026 11:24