Flakët përfshijnë Greqinë, mijëra të evakuuar dhe turistë që largohen me anije nga qyteti bregdetar i Kretës

Një zjarr i fuqishëm pyjor, i nxitur nga erërat e forta, ka avancuar me shpejtësi drejt zonës së banuar të Agios Vasileios në Greqinë qendrore. Për pasojë, qindra persona, kryesisht turistë, po largohen nga qyteti bregdetar përmes detit.

Të lidhura

None found

Autoritetet greke bëjnë të ditur se më shumë se 200 persona janë nxjerrë tashmë në siguri, ndërsa evakuimi me anije pritet të vazhdojë edhe për rreth 100 të tjerë.

Vatra u shfaq mëngjesin e së premtes pranë Agios Vasileios, në rajonin e Viotisë, duke lënë të bllokuar afërsisht 500 persona, shumica prej tyre turistë. Në fillim, banorët dhe vizitorët u udhëzuan të lëviznin drejt brendësisë së qytetit, por përparimi i shpejtë i zjarrit i detyroi autoritetet të organizonin largimin me mjete lundruese.

Ndërkohë, ekipet zjarrfikëse po vijojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll një zjarr të përmasave të mëdha në ishullin e Kretës. Flakët kanë përpirë mijëra hektarë sipërfaqe dhe kanë detyruar rreth 8 mijë persona të largohen përkohësisht nga banesat dhe zonat turistike.

Zjarre janë evidentuar gjithashtu në ishujt Paros, Andros dhe Kalymnos. Sipas paralajmërimeve të autoriteteve, temperaturat e larta dhe erërat e fuqishme po ua vështirësojnë ndjeshëm punën ekipeve të emergjencës.

Pas disa valëve të njëpasnjëshme të të nxehtit, Greqia është mes vendeve evropiane që po përballen me zjarre të mëdha pyjore, pasi janë krijuar kushte të favorshme për përhapjen e flakëve. Shkencëtarët nënvizojnë se aktiviteti njerëzor qëndron pas shumicës së zjarreve, por ndryshimet klimatike po shtojnë ndjeshëm shpeshtësinë dhe fuqinë e tyre.

Gjendje kritike raportohet edhe në Portugali dhe Spanjë. Pranë Valpaços, në Portugali, qindra zjarrfikës po përballen me një vatër që ka shkatërruar rreth 15 mijë hektarë tokë, mes tyre vreshta dhe ullishte, si dhe ka lënë të plagosur pesë persona.

Në rajonin spanjoll të Ávilës, zjarri është stabilizuar. Megjithatë, autoritetet kanë ngritur alarmin për mundësinë e lartë të vatrave të reja, për shkak të një vale tjetër të të nxehtit.

Edhe në Turqi vazhdon beteja me zjarret pyjore. Ministria e Bujqësisë njofton se katër vatra mbeten aktive përgjatë bregdetit mesdhetar, përfshirë zonat në afërsi të Antalyas, ndërsa nga e mërkura në të gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 206 zjarre.


Shtuar 31.07.2026 18:57

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetartemisbetbetsmovebetsmovexslotxslotBetineBetinejojobetcratosroyalbetbetgarantigrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişAnkara escort