Klodian Hoxha është përfshirë në kastin e një seriali serb, i cili do të shfaqet në televizionin publik të Serbisë.
Gjatë intervistës në emisionin “Në Shtëpinë Tonë” në Top Channel, aktori shqiptar tregoi se si u bë pjesë e këtij produksioni dhe foli për prapaskenat e përzgjedhjes së tij. Sipas Hoxhës, një agjent e ndihmoi të kapërcente kufijtë. Fillimisht ai kishte zhvilluar audicion për një personazh tjetër, por e refuzoi ofertën pasi roli ishte në gjuhën serbe dhe mendoi se nuk mund ta realizonte. Më vonë iu propozua një rol ku dialogët zhvilloheshin në shqip, anglisht dhe gjermanisht.
Të lidhura
None found
Në serial, Hoxha interpreton një bos që jeton në Beograd. Aktori nuk preferoi të ndante hollësi të tjera rreth personazhit apo projektit.
Ai njoftoi gjithashtu se së shpejti do të prezantojë një projekt të madh personal, i cili do të jetë pjesë e festivalit të Kanës. Hoxha tha se po përpiqen të krijojnë një prodhim të tyrin, të cilin e cilësoi shumë interesant. Synimi është realizimi i një filmi shqiptar, ku ai do të angazhohet edhe në produksion.
I diplomuar në Akademinë e Arteve në Tiranë, Klodian Hoxha e ka zhvilluar karrierën si në skenën teatrore, ashtu edhe në kinematografinë shqiptare dhe atë ndërkombëtare. Ai shprehet se në të ardhmen e afërt e sheh veten edhe në rolin e producentit të filmave.
