Sot fillon gjykimi ndaj 21 personave të akuzuar për krime lufte në Kosovë

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës do të zhvillohet sot seanca paraprake për çështjen penale ku 21 të pandehur përballen me akuza për krime të kryera gjatë luftës ndaj popullatës civile.

Të lidhura

None found

Departamenti Special i kësaj gjykate ka konfirmuar se në bankën e të akuzuarve figurojnë emrat: Zllatomir Peshiq, Mlladen Cirkoviq, Radomir Markoviq, Dushko Adamoviq, Obrad Stevanoviq, Zhivko Trajkoviq, Goran Radosavleviq, Bogolub Janiçqviq, Sllavisha Ivanoviq, Boshko Vukiqeviq, Sreten Popoviq, Nikolla Petroviq, Kërsman Jellliq, Lubisha Stojimiroviq, Bozhidar Deliq, Radojko Stefanoviq, Dragan Zhivanoviq, Milosh Gjoshan, Lubinko Cvetiq, Bozhidar Filiq dhe Milovan Kovaçeviq.

Akuza e ngritur ndaj tyre është për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Sipas njoftimit zyrtar të gjykatës, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka kërkuar që procedimi të zhvillohet në mungesë të të pandehurve, duke qenë se ata nuk kanë qenë të kapshëm deri në fazën e ngritjes së aktakuzës.

Nëpërmjet një komunikate publike, Gjykata u ka bërë thirrje të akuzuarve të dorëzohen vullnetarisht pranë autoriteteve të ndjekjes penale të Republikës së Kosovës.


Shtuar 31.07.2026 07:27

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetartemisbetbetsmovebetsmovexslotxslotBetineBetinejojobetcratosroyalbetbetparkwgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişAnkara escort