Maraj kritikon Abdixhikun: Rruga e tij nuk çoi askund, ndërsa Isa Mustafa vijon të ketë ndikim të madh

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) pritet ta zhvillojë të enjten Kuvendin e Jashtëzakonshëm, në një moment të rëndësishëm për të ardhmen e këtij subjekti politik.

Të lidhura

None found

Para mbajtjes së kuvendit, veprimtari politik Milazim Maraj ka folur për “Bota sot”, duke vlerësuar se gjendja e vështirë brenda LDK-së është pasojë e proceseve të grumbulluara ndër vite.

Sipas Marajt, në udhëheqje duhet të zgjidhet një personalitet me integritet e vizion, i cili mishëron frymën e trashëgimisë politike të ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Ai ka deklaruar se një figurë erdhi “në një formë kontrabande” dhe i shkaktoi dëme një partie që gëzonte besim e reputacion jo vetëm në Kosovë, por edhe në arenën ndërkombëtare, veçanërisht në SHBA, Angli dhe në të gjithë BE-në. Maraj ka nënvizuar se largpamësia e Presidentit dhe e LDK-së e nxori Kosovën nga një pellg shekullor robërie dhe e shndërroi në partnere demokratike, një zhvillim që, sipas tij, nuk ishte parashikuar as nga optimistët më të mëdhenj shqiptarë dhe as nga pesimistët më të mëdhenj antishqiptarë.

Maraj është shprehur se, pas këtij besimi, erdhi një grup komunistësh, të cilët jo vetëm që nuk e ngritën partinë, por larguan prej saj dhe prej Kosovës figurat me kontributin më të madh, madje edhe përmes dhunës. Sipas tij, me ardhjen e “këtij komunisti”, LDK-ja u prek rëndë nga një infektim komunist, pasojat e të cilit po i vuan edhe sot. Ai i ka përshkruar si metastaza përplasjet ndërmjet mbështetësve dhe kundërshtarëve të Isa Mustafës, duke thënë se ato dëmtojnë jo vetëm LDK-në, por Kosovën në tërësi. Pikërisht nga ky rreth i pakuptueshëm, sipas Marajt, kanë ardhur humbjet e njëpasnjëshme të partisë në zgjedhjet lokale dhe qendrore.

Ai ka theksuar gjithashtu se grupimet e rreshtuara pro dhe kundër Isa Mustafës nuk po paraqesin rrugëdalje nga kriza në LDK, pasi, sipas tij, udhëhiqen nga mëritë dhe interesat e ngushta.

Maraj ka thënë se palët që identifikohen si përkrahëse ose kundërshtare të Isa Mustafës dhe politikës së tij antikombëtare nuk dallojnë nga njëra-tjetra. Asnjëra, sipas tij, nuk ka paraqitur një alternativë të qartë për kapërcimin e një gjendjeje njëkohësisht të turpshme dhe të dhimbshme për LDK-në, të cilën e ka cilësuar parti shtetformuese të Kosovës dhe rehabilituese të politikës kombëtare të vendit, si brenda ashtu edhe jashtë tij.

Ai ka shtuar se të gjithë pretendojnë se e duan LDK-në, por mënyra se si e shprehin këtë nuk është e pranueshme as për pjesën tjetër të kryesisë dhe aq më pak për elektoratin e gjerë, sepse ndikohet nga inatet dhe interesat e ulëta. Sipas Marajt, deklarimet e tanishme të secilës palë nuk dëshmojnë se ekziston ndonjë alternativë për t’u zgjedhur.

Në vlerësimin e tij, anëtarësimi në një subjekt politik nënkupton patriotizëm dhe gatishmëri për t’i dhënë shtetit gjithçka nga vetja përmes partisë përkatëse.

Duke folur për Kuvendin e LDK-së, Maraj ka pohuar se thirrja e tij është vonuar shumë, ndërsa ndikimi i Isa Mustafës vazhdon të mbetet i fuqishëm. Megjithatë, ai shpreson se nga ky proces mund të dalin alternativa të reja për partinë.

Sipas tij, megjithëse Kuvendi është thirrur me vonesë të konsiderueshme, mbajtja e tij më në fund është një zhvillim pozitiv. Për këtë vonesë, Maraj i ka bërë përgjegjëse të gjitha fraksionet ekstreme që, sipas tij, u krijuan pa asnjë nevojë brenda LDK-së. Ai ka vlerësuar se rruga e re e Dr. Lumir Abdixhikut nuk prodhoi rezultate pozitive, sepse ishte një rrugë pa krye brenda një filozofie politike me vizion të paktën një shekullor.

Maraj ka deklaruar se ndikimi negativ i Isa Mustafës në parti vazhdon të jetë mjaft i madh dhe se ai mund të ndihet edhe gjatë këtij kuvendi. Në të njëjtën kohë, ka vlerësuar se brezi i ri nuk e ka arritur ende pjekurinë e nevojshme politike për të fituar reputacion në elektorat, gjë që, sipas tij, lidhet me mënyrën e zhvillimit të zgjedhjeve partiake, duke nisur nga baza. Ai ka shtuar se rinia e LDK-së deri më tani është shfaqur e pavendosur dhe jo mjaftueshëm e përgatitur për t’i marrë përsipër përgjegjësitë e domosdoshme.

Pavarësisht kësaj, Maraj ka theksuar se zhvillimi i Kuvendit është më i dobishëm sesa shtyrja e mëtejshme e tij. Ai ka shprehur mundësinë që nga ky takim të dalin opsione të reja në favor të vendit, në një situatë shumë të ndërlikuar, e cila nuk ofron shumë shpresë për kapërcimin e një gjendjeje të dëmshme si për LDK-në, ashtu edhe për Kosovën.

Sa i përket drejtimit të ardhshëm të partisë, Maraj ka vlerësuar se personi që do të zgjidhet duhet të gëzojë legjitimitet demokratik, të ketë vizion dhe integritet, si dhe të ndjekë frymën politike të Ibrahim Rugovës, në mënyrë që të rikthehet besimi brenda LDK-së dhe te qytetarët.

Ai ka thënë se, pavarësisht nëse në krye do të mbetet Lumir Abdixhiku apo do të vijë një kandidat tjetër, udhëheqësi duhet të dalë nga zgjedhje demokratike dhe jo nga aklamacioni. Vetëm kështu, sipas tij, kryetari do ta ketë fuqinë e votës për ta drejtuar LDK-në dhe më pas për të kontribuar në formimin e institucioneve të Kosovës.

Maraj ka vlerësuar se LDK-ja ka mjaft kuadro intelektuale të afta për udhëheqje, por ato, në emër të ruajtjes së unitetit partiak, shmangin përballjen në debate ose bien viktimë e interesave të ulëta. Sipas tij, kryetari apo kryetarja e ardhshme duhet të jetë një nxënës i denjë i Dr. Ibrahim Rugovës, pa u përfshirë në interesa personale apo grupore. Ky person, siç ka theksuar ai, duhet të ketë vizion, aftësi komunikuese, guxim dhe maturi në deklarata e veprime, si dhe të ndërtojë besim brenda vendit dhe te ndërkombëtarët.

Në përfundim të prononcimit për “Bota sot”, Maraj ka thënë se drejtuesi i LDK-së nuk duhet të ketë njolla në biografi dhe duhet ta gjejë lumturinë mes qytetarëve të tij të lumtur. Ai ose ajo, sipas tij, duhet ta shohë kombin të integruar në BE dhe në botë, si një popull me të ardhme të sigurt që ndihmon në ndërtimin e paqes pa humbur territore dhe popullatë, ndërsa respekton të gjithë dhe mbron vlerat e veta kombëtare.


Shtuar 30.07.2026 12:13

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcratosroyalbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobet