Gjendet pa jetë në oborrin e shtëpisë një grua në Gjirokastër, dyshohet se është vetë-djegur

Një shtetase është gjendur pa shenja jetë në oborrin e banesës së saj në Gjirokastër. Viktima  gjetur në oborrin e banesës e djegur është identifikuar si Olimbi Koleta.

Sipas policisë dyshohet se është vetë-djegur.

“Në datën 26.07.2021, është gjetur e pajetë në oborrin e banesës së saj, në fshatin Hundëkuq,  shtetasia O. K., 80 vjeçe, e cila prej disa kohësh vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Menjëherë pas njoftimit, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër kanë shkuar në vendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore rezulton se kjo shtetase është vetvrarë duke u djegur pjesërisht në pjesën e sipërme të trupit”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com

 

 

 

 


Shtuar 26.07.2021 16:51