Goditje e dyfishtë për rivalin në Superiore, Partizani zyrtarizon sulmuesin që mbërrin nga skuadra nënkampione

Partizani ka konfirmuar zyrtarisht blerjen e parë për këtë merkato vere, duke prezantuar sulmuesin Altin Aliu. Nëpërmjet kanaleve zyrtare në rrjete sociale, klubi i kuq njoftoi se lojtari 26-vjeçar ka nënshkruar një marrëveshje njëvjeçare, e cila përfshin edhe të drejtën e zgjatjes së bashkëpunimit për një sezon shtesë.

Sulmuesi anësor, me origjinë nga Gjilani, i bashkohet menjëherë skuadrës së drejtuar nga Florin Bratu në fazën përgatitore që po zhvillohet në Pogradec, duke u bërë kështu fytyra e parë e re e “demave të kuq” për sezonin e ardhshëm.

Të lidhura

None found

Aliu iu bashkua kryeqytetasve pa kosto, si lojtar i lirë, pas përfundimit të kontratës me Malishevën, ekip me të cilin garoi në elitën e futbollit kosovar. Interes për shërbimet e tij kishte shfaqur edhe Elbasani, megjithatë, vendimi përfundimtar i anësorit të majtë ishte që karrierën ta vazhdonte pikërisht në radhët e Partizanit.


Shtuar 24.07.2026 16:03

matbetmatbetJojobetşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetcio girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetStarzbetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobetgrandpashabet girişcasibomgrandpashabet