Albulena Haxhiu, e cila ushtron detyrën e presidentes, i është drejtuar Këshillit Gjyqësor të Kosovës me një apel për të mos pranuar kërkesën e gjyqtarëve të komunitetit serb për t’u riintegruar në sistemin e drejtësisë, pasi ata kishin paraqitur më parë dorëheqjen.
Të lidhura
None found
Gjatë një paraqitjeje para gazetarëve të premten, Haxhiu theksoi se ish-gjyqtarët dhe ish-prokurorët me origjinë serbe kanë qenë pjesëmarrës në akte që cenojnë rendin kushtetues dhe ligjor të vendit.
“I bëj thirrje sot Këshillit Gjyqësor të Kosovës të marrë shembull nga Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe nga praktika e tij e mëparshme. Kohë më parë, unë lirova nga detyra një gjyqtare shqiptare, e cila, pas dorëheqjes për arsye personale, kishte dorëzuar një javë më vonë kërkesën për shkarkim në KGJK. Institucionet tona janë të hapura për g
