Angelo Tafas pritet të jetë përforcimi më i ri i Boluspor. Portieri 26-vjeçar, i cili së fundmi mbylli aventurën me Tiranën në Superiore, ka zgjedhur ta vazhdojë karrierën në Ligën e Parë të Turqisë.
Sipas mediave turke, marrëveshja për transferimin konsiderohet e përfunduar dhe tashmë mungon vetëm njoftimi zyrtar nga klubi. Pasi ka luajtur në Greqi, Kosovë dhe Shqipëri, Tafas do të provojë për herë të parë një eksperiencë në futbollin turk.
Të lidhura
None found
Karriera e portierit ka nisur tek AEK Athinë. Më pas, ai është aktivizuar me Loutraki, APO Keratsini, Ionikos Nikea, Kukësi, Gjilani, Teuta dhe, së fundmi, Tirana.
