Policia e Shtetit ka identifikuar dy personat që humbën jetën në aksidentin tragjik të ndodhur pasditen e së martës te rrethrrotullimi i TEG-ut. Sipas njoftimit zyrtar, viktimat janë shtetasit e huaj Mohamed Lotf rreth 30 vjeç, drejtues i kamionit pompë betoni, i cili humbi jetën në vendngjarje, dhe Mohamed Ali rreth 44 vjeç, pasagjer, i cili ndërroi jetë në spital pavarësisht ndihmës mjekësore. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, Roland Nuri, rreth 28 vjeç, vijon të jetë i shtruar në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Njoftimi i Policisë së Shtetit
Të lidhura
None found
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët për aksidentin e ndodhur te rrethrrotullimi i TEG-ut, ju informojmë se janë identifikuar dy personat që udhëtonin në kamionin (pompë betoni) konkretisht shtetasit e huaj:
-M. L., rreth 30 vjeç, drejtuesi i kamionit, i cili humbi jetën në vendngjarje;
-M. A., rreth 44 vjeç, pasagjeri, i cili, pavarësisht ndihmës mjekësore, ka ndërruar jetë në spital.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi R. N., rreth 28 vjeç, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.”
